Nga kufiri në Prokurori: shoferi i huaj kapet me dokumente të dyshuara
Njësitë policore në pikëkalimin kufitar Merdare kanë ndaluar një kamion me rimorkio dhe targa të huaja, drejtuesi i të cilit po dyshohet për falsifikim dokumentesh. Gjatë kontrollit, shoferi – shtetas i huaj – ka paraqitur dy polica sigurimi, për të cilat policia dyshon se janë të falsifikuara. Pas verifikimeve të para, rasti është konsultuar me…
Lajme
Njësitë policore në pikëkalimin kufitar Merdare kanë ndaluar një kamion me rimorkio dhe targa të huaja, drejtuesi i të cilit po dyshohet për falsifikim dokumentesh.
Gjatë kontrollit, shoferi – shtetas i huaj – ka paraqitur dy polica sigurimi, për të cilat policia dyshon se janë të falsifikuara. Pas verifikimeve të para, rasti është konsultuar me prokurorin kompetent, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit dhe ai është obliguar të paraqitet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku do të procedohet më tej.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar./lajmi.net/