Nga Kosova në veriu “tokë e askujt” – mediumi prestigjioz përmirëson deklaratën e Ramës
Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në platformën “X” duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri. Gazeta britanike FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur…

Lajme
Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në platformën “X” duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri.
Gazeta britanike FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën.
“Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar gazetari i FT.
Rama për FT ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizimin në rritje.
“Kosova është një pikë e nxehtë”, tha Rama. Me kalimin e viteve “[Veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shprej ai për Financial Times.
We have amended this article to clarify Albanian PM @EdiRamaPM was discussing troubles in Northern Kosovo, not the entire country.https://t.co/c6vXO9A5rp via @ft
— Marton Dunai (@mdunai) October 4, 2023