Nga Kosova në Indonezi për dashuri, por familja e saj nuk e pranon për dhëndër – shqiptari tregon çfarë ndodhi
Pas një udhëtimi që zgjati plot 1 vit e 3 muaj, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Cekki Hotit — shqiptarit nga Kosova që mori rrugën me biçikletë drejt Indonezisë për t’u bashkuar me të dashurën – ka marrë ka marrë një kthesë të papritur. Historia që kishte frymëzuar mijëra ndjekës në rrjetet sociale ka përfunduar ndryshe…
ShowBiz
Pas një udhëtimi që zgjati plot 1 vit e 3 muaj, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Cekki Hotit — shqiptarit nga Kosova që mori rrugën me biçikletë drejt Indonezisë për t’u bashkuar me të dashurën – ka marrë ka marrë një kthesë të papritur.
Historia që kishte frymëzuar mijëra ndjekës në rrjetet sociale ka përfunduar ndryshe nga sa shumëkush priste.
Në një video të fundit në TikTok, Hoti ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim të sinqertë për fundin e kësaj aventure.
“Pasi mbërrina në Bau Bau e kam takuar atë vajzën për herë të parë, unë e pranova, edhe ajo njëjtë”, shkroi ai në rrjetin social.
“Por pas 1 jave bisedime me familjen, nuk i pranuan kushtet e mia, po ashtu as unë të tyre”, shtoi më tej.
“Kështu që unë e vazhdoj jetën time, ajo të sajën. Kjo është jeta”, tha Hoti.
“Jam i lumtur për aq sa zgjati.”