Nga komuna e Gjilanit, 42 kandidatë për deputetë

Nga degët e pesë partive politike në komunën e Gjilanit deri tash janë propozuar 42 kandidatë për deputet që mbeten për t’u përfshirë ose jo në listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit. 

Lajme

15/05/2014 20:53

Ky numër me siguri nuk do të jetë i tillë deri nesër, kur këshillat e partive politike në qendër dhe kryesitë të vendosin definitivisht për emrat e kandidatëve nëpër listat zgjedhore të partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka propozuar 13 kandidatë për deputetë.

Në listën e LDK nga Gjilani, që do të hyjnë në konkurrencë për votim në selinë qendrore të kësaj partie janë përfshirë, Fatmir Rexhepi, Arben Mehmeti, Sadudin Berisha, Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Agim Salihu, Isa Agushi, Hafiz Gagica, Sabit Rrustemi, Shpresa Kurteshi, Abdullah Shasivari, Murat Hoxha dhe Besim Guda.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, janë propozuar 12 kandidatë për deputetë.

Në listën e PDK nga Gjilani janë të përfshirë Gani Neziri, Florina Zymberi, Zenun Pajaziti, Ejup Qerimi, Sami Hoxha, Sabedin Kadriu, Salihe Mustafa, QemajlMustafa, Bajram Isufi, ShukrijeRapuca, LeonoraBunjaku dhe JykseleGjinolli.

Aleanca Kosova e Re, dega në Gjilan, ka propozuar gjashtë kandidatë për deputetë: Agim Rexhepi, Ismet Hajdini, Tefik Ibrahimi, Ilir Morina, Izeir Hyda dhe Merita Hyseni.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, janë propozuar pesë kandidat; p;r deputetë:  Ahmet Isufi, Njazi Idrizi, Fehmi Fetahu, Magbule Shkodra dhe Rexhep Kadriu.

E subjekti më i ri politik në vend NISMA, ka propozuar pesë kandidatë për t’u votuar për përfaqësim në Parlamentin e Kosovës.

NISMA nga Gjilani ka propozuar për deputetë Bajram Hasanin, Valdete Dushica-Bajramin, Musa Selimin, Selami Ramadani, Anila Tusha-Kastratin.

KosovaPress nuk ka arritur të kontaktojë edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan për të marrë emrat e kandidatëve të tyre për deputet në legjislaturën e ardhshme.