Nga kjo ditë prishet moti në Kosovë, pritet shi dhe bubullima

Moti i ndryshueshëm do të mbajë edhe sot në vendin tonë.

Lajme

13/08/2020 08:15

Gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bie shi përgjatë viseve malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten (nesër). Gjatë ditës do të ketë vranësira, e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima. /Lajmi.net/