Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 39 mijë e 57 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Lajme

29/11/2020 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 39 mijë e 57 numri i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që vetëm në 24 orët e fundit, 626 persona kanë rezultuar pozitivë nga 1 mijë e 505 testime sa ishin bërë, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste dhe se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 237 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/