Nga këta artistë është frymëzuar Vesa Luma gjatë karrierës si këngëtare

Vesa tregoi se kush e frymëzoi më muzikë.

ShowBiz

05/06/2020 21:04

Vesa Luma kohën e fundit nuk është shumë aktive me projekte muzikore, por këngët e saj dëgjohen vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi, këngëtarja ka treguar se tek kush e gjeti frymëzimin gjatë gjithë jetës dhe të cilët i falëndeton publikisht.

“Gjatë gjithë jetës, unë jam influencuar nga këta artistë, të cilët më kanë ndihmuar të rritem artistikisht- influenca e tyre, shpirti i tyre artistik më kanë bërë kjo që jam. Përgjithmonë falënderuese”, ka shkruar ajo.

Në fotografinë që ia shoqëroi atyre fjalëve, Vesa përfshiu Whitney Huston, Ery Kahbadu, Beyonce, Nina Simone, India Aire, Lauren Hill, Alicia Keys, Sade, Tina Turner dhe MaryJ Blige. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBCzR1rJzoT/