Nga e hëna lehtësohen sërish masat, hiqet tërësisht kufizimi i lëvizjes

Masat kufizuese në Kosovë do të lehtësohen edhe më tutje duke filluar nga dita e hënë.

Lajme

06/06/2020 18:57

Kështu, siç ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nga e hëna kushdo që hyn në Kosovë nuk do të karantinohet, shkruan lajmi.net.

Ata vetëm do të kontrollohen nëpër kufij apo qendra të tjera.

“Nga e hëna kushdo që hy në Kosovë nuk do të karantinohet, ata vetëm do kontrollohen nëpër kufij apo në qendra tjera. Si dhe  do të hiçet kufizimi i lëvizjes, ku lejohej lëvizja nga ora 05:00 deri në 21:00”, ka thënë mes tjerash Zemaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria nuk kanë nevojë të hyjnë në vetëizolim. /Lajmi.net/