Nga dita e enjte Anglia futet sërish në izolim total

Anglia do të hyjë edhe njëherë në një mbyllje totale nga e enjtja pas rritjes enorme të rasteve me koronavirus.

Bota

31/10/2020 21:21

Kjo është konfirmuar sot nga kryeministri britanik, Boris Johnson, shkruan lajmi.net.

“Krishtlindjet do të jenë ndryshe. Dyqanet jo-esenciale do të mbyllën për katër javë. Shkollat, kolegjet dhe universitetet qëndrojnë të hapura”, tha ai.

Në këtë kuadër, do të mbyllen të gjitha restaurantet, pabet dhe lokalet tjera teksa do të qëndrojë aktiv vetëm shërbimi “Take Away” ose merr me vete.

Pas 2 dhjetorit, këto masa do të fillojnë të lehtësohen në formë të përshkallëzuar.

Johnson e pranoi se kjo mbyllje do të ketë impakt jashtëzakonisht të madh në biznese dhe ekonomi, mirëpo se sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza.

Të shtunën, Britania e Madhe regjistroi 21 mjë e 915 raste të reja me koronavirus. /Lajmi.net/