Nga autostrada ‘Ibrahim Rugova’, deputetët premtojnë ta bëjnë RTK-në me ligj të ri
Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj është takuar sot me deputetin e LDK-së, Arban Abrashi si dhe atë të Nismës Social-demokrate, Mialim Zeka.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se ndodhen në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ duke shtuar e kanë në plan ta bëjnë Radio Televizionin Publik me ligj të ri.
“Në autostradën Ibrahim Rugova me Arban Abrashin dhe Milaim Zekën! Kismet RTK-në po e bajmë me ligj të ri”, ka shkruar Selmanaj.
Ditë më parë anëtarët e Komisionit për Administratë Publike kanë propozuar që për transmetuesin publik të merret si model ligji slloven./Lajmi.net/