Nga 51 mijë të vdekur në Britani, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar

Vetëm 640 nga mbi 51 mijë persona që vdiqën nga koronavirusi brenda gjashtë muajve të këtij viti, ishin plotësisht të vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Bota

14/09/2021 14:01

Siç bën të ditur Zyra Nacionale e Statistikave, mes janarit dhe qershorit, vaksinimi me dy doza të vaksinës ka reduktuar gjasat e vdekjes nga kororonavirusi. Bazuar në të dhënat e kësaj Zyre, i bie që në përqindje, nga 51 mijë persona të vdekur, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar.

“Rreziku i vdekjes nga koronavirus të personave të vaksinuar me dy doza ishte relativisht i ulët, krahasuar me atë që kanë marrë vetëm një dozë apo asnjë”, thanë nga Zyra, raporton MSN.

Kreu i Londrës, Sadiq Khan, shkroi në Twitter se 90 për qind e pacientëve të shtrirë në spital nuk ishin vaksinuar plotësisht.

“I bëj thirrje çdo londinezi të që nuk ka marrë dy doza vaksine ta bëjë atë. Mbroni veten dhe komunitetin tonë”, shtoi ai.