Nga 3:0 në 3:3, Chelsea bën ‘mrekullinë’ dhe i shpëton humbjes në udhëtim te WBA

WBA dhe Chelsea kanë ndarë pikët duke barazuar 3:3 në sfidën dramatike të zhvilluar në 'The Hawthorns' të shtunën pasditre.

Sport

26/09/2020 20:23

Vetë vendasit e WBA vështirë ta kenë menduar një fillim më të furishëm, duke shënuar tri gola për 27 minuta, për të krijuar epërsi prej 3:0 ndaj Chelsea.

Callum Robinson me dy gola (4’ dhe 25’) dhe Kyle Bartley me një (27’), bënë që WBA të shkoi me epërsi prej 3:0 në pushimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Frank Lampard filloi me zëvendësime, të cilat edhe kthyen skuadrën në lojë, por nuk e shpëtuan nga humbja.

Mason Mount në minutën e 55’, shënoi golin e parë për Chelsean në këtë ndeshje.

Rezultatin në 2:3 e ngushtoi sulmuesi Callum Hudson-Odoi, shkruan lajmi.net.

Chelsea nuk u dorëzua deri në fund, dhe në minutën e 94′ arriti barazimin në 3:3, me golin e Tammy Abraham.

Në fund, WBA 3:3 Chelsea./Lajmi.net/