Nga 27 shtatori hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit, apo test negativ

Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.

Lajme

22/09/2021 11:39

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj.

Duhet përkujtuar që pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe numrit të vdekjeve, Qeveria e Kosovës pati marr vendim për rikthimin e masave antiCOVID, ndër to edhe ora policore.
Por gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rënie e numrit të rasteve të reja me koronavirus./Lajmi.net/