Neymar zyrtarisht në telashe, ky është veprimi i fundit i UEFA-s

Neymar do të hetohet nga UEFA pas komenteve të bëra pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve.

Sport

13/03/2019 16:58

Ylli i PSG-së nuk ka mundur të përmbahet nga vendimi i gjyqtarit për akordimin e penalltisë në fund të ndeshjes kundër Manchester United, me ç’rast ‘Djajtë e Kuq’ siguruan kualifikimin në çerekfinale të garës elitare për klube të Evropës.

“Kjo është e turpshme”, ka shkruar Neymar, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dhe UEFA ka zgjedhur katër djem që nuk dinë asgjë për futbollin për të shqyrtuar vendimet e VAR. Loja me dorë thjesht nuk ekzistoi”.

Braziliani nuk u ndal me kaq, duke vazhduar ofendimin ndaj gjyqtarëve.

Reagimi i UEFA-s kundër këtyre deklaratave ka ardhur sot, ku bëhet e ditur se do të kryhet një hetim rreth komenteve të Neymar, që mund të ketë shkelur rregulloret disiplinore të shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë./Lajmi.net/