Neymar vendos përfundimisht për të ardhmen e tij

Gjatë ditës së sotme është njoftuar që Neymar ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Sport

02/02/2021 17:11

RMC Sport ka konfirmuar se raportime të ndryshme braziliane kanë thënë se sulmuesi 28 vjeçar ka arritur një marrëveshje të re me klubin parisien PSG, shkruan lajmi.net.

Edhe gazetari Marcelo Bechler ka njoftuar në rrjetin e tij social Twitter, se Neymar do të vazhdojë aventurën e tij në PSG edhe për katër vite të tjera.

“Një marrëveshje mund të përfundohet shumë shpejt këtë javë”, bën të ditur gazetari Bechler.

Neymar ka qenë i lidhur me një rikthim në klubin e Barcelonës, mirëpo kjo gjë tanimë merr fund pasi braziliani do të nënshkruajë kontratë të re me klubin./Lajmi.net/