‘Neymar si Messi e Ronaldo’
Legjenda braziliane, Falcao ka thënë se superylli i Barcelonës, Neymar tashmë ka kaluar në një nivel tjetër dhe është i mirë aq se Messi e Ronaldo.
Sport
Legjenda e Brazilit, Falcao ka thënë se kapiteni i ri i Selecaos është i gatshëm për një sezon të shkëlqyer në Europë dhe se së shpejti do të jetë i barabartë me më të mirët futbollit.
“Unë them se ky ndoshta mund të jetë viti më i mirë i Neymarit këtë vit, sepse ai tashmë kishte një vit eksperiencë”.
“Them se do të jetë një vit shumë i mirë për të. Ai është lojtar që ka gjithçka që duhet të ketë për të qenë më i miri në Europë”.
“Natyrisht, ai ka rival. Aty është Ronaldo i cili po shënon shumë gola dhe Messi që është një gjeni. Rivaliteti është i fort, por ai do të jetë aty”, përfundoi Falcao.