Neymar rihapë çështjen, kërkon përsëri 3.5 milion euro nga Barcelona

Vëmendja e Neymar është kthyer sërish te Barcelona për mospagimin e një tarife që ai pretendon se ka të drejtë.

Sport

12/12/2019 23:31

Kampionët e La Liga nuk i paguan atij një shumë parash që u përfshi në kontratën e tij si një bonus besnikërie pasi ai u transferua për në Paris Saint-Germain.

Sipas El Mundo, anësori tani ka ngritur një padi tjetër kundër klubit katalanas, duke pretenduar keqbesim nga ana e tyre, përcjell lajmi.net.

Neymar po kërkon 3.5 milion euro nga ish-punëdhënësit e tij dhe, si rezultat, shuan edhe më shumë gjasat që të kthehet tek klubi.

Dritarja e transferimit të verës së kaluar u mbizotërua nga lajmet e Neymar – duke u përpjekur të largohej nga PSG në mënyrë që të ribashkohej me Barcelonën, megjithëse ai kurrë nuk tërhoqi ankesën e tij kundër klubit.

Gjatë diskutimeve që u zhvilluan, Neymar pohoi se ai do të ndalonte padinë e tij, megjithëse tani që marrëveshja nuk ka kaluar, ai po e çon çështjen përpara.

Gjyqi është ende në pritje të gjykimit.

Neymar gjithashtu pretendon edhe 100,000 euro shtesë si një tjetër bonus që nuk u pagua në kontratën e tij. /Lajmi.net/