Neymar, probleme me telefon

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme për gjigantin katalan, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos. Ylli brazilian nuk ka telashe, së paku në fushë. Pasi jashtë saj ka treguar se ka diçka që e bezdis vazhdimisht. Ai është vazhdimisht i detyruar ta ndërroj numrin e telefonit…

Sport

07/11/2013 15:36

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme për gjigantin katalan, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos.

Ylli brazilian nuk ka telashe, së paku në fushë. Pasi jashtë saj ka treguar se ka diçka që e bezdis vazhdimisht. Ai është vazhdimisht i detyruar ta ndërroj numrin e telefonit pasi pranon jashtëzakonisht shumë thirrje dhe mesazhe.

“Deri më tani kam marr qindra thirrje dhe mesazhe, mjaft më. Duhet ta ndërroj numrin e telefonit çdo dy javë”, deklaroi Neymar për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.

“E di se tifozët ma donë të mirën por dua që ta respektojnë jetën time private. Disa arrijnë ta gjejnë numrin tim të telefonit shumë shpejt, andaj gjatë gjithë ditës e natës më shkruajnë mesazhe dhe më thërrasin. Për këtë arsye më duhet që shumë shpesh ta ndërroj numrin”, u shpreh Neymar, i cili ka shkëlqyer në partneritetin e tij me Lionel Messin.

“Ai është i madh, pa dyshim më i miri në botë. Së fundmi ka hasur në vështirësi, por pas këtyre dy golave kundër Milanit gjithçka do të jetë më e thjeshtë”, përfundoi ai.