Neymar pritet të startojë ndaj Koresë së Jugut

Koreja e Jugut do të ketë një gajle më shumë. Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Koresë së Jugut do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të 1/16-ës së finales. Para kësaj ndeshje, në pikëpyetje ishte ylli i Brazilit, Neymar JR, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Serbisë. Por, sipas raportimeve të fundit…

Sport

04/12/2022 23:49

Koreja e Jugut do të ketë një gajle më shumë.

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Koresë së Jugut do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të 1/16-ës së finales.

Para kësaj ndeshje, në pikëpyetje ishte ylli i Brazilit, Neymar JR, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Serbisë.

Por, sipas raportimeve të fundit nga Brazili, Neymar pritet të jetë gati për ndeshjen e nesërme, përcjell lajmi.net.

Madje, gjasat janë të mëdha që anëtari i PSG të startojë nga minuta e parë.

Brazili shihet si skuadër favorite për të kaluar në raundin tjetër të garave, aty ku tashmë kanë arritur Holanda, Argjentina, Anglia e Franca.  /Lajmi.net/