Neymar përballet me një pyetje të vështirë, duhet të zgjedh cili është më i mirë Messi apo Mbappe?!

Neymar Jr. në një intervistë së fundmi ka zgjedhur mes bashëklojtarit të tij, Kylian Mbappe dhe Lionel Messit, se cili është më i mirë.

Sport

13/04/2021 18:59

Braziliani, edhe pse ka pasur probleme me lëndime këtë sezon, ai është duke kaluar në një formë të mirë dhe klubi i Paris Saint-Germain është në rrugë të duhur për t’u kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka krahasim [midis Messi dhe Mbappe]. Ata janë dy lojtarë shumë të ndryshëm. Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë dhe Kylian është në rrugën e tij për t’u bërë një nga më të mirët,” i ka thënë Neymar France Football.

“Meqenëse Kylian është shumë i shpejtë, unë gjithmonë duhet të jem i përqendruar dhe i vëmendshëm kur jam në fushë me të. Por ishte e njëjta gjë kur luaja me Messi, Iniesta ose Suarez,” shtoi braziliani.

Sipas burimeve të shumta, Neymar po konsideron një rikthim në Barcelonë, edhe pse kjo e fundit do të donte që Braziliani të bashkohej me klubin falas në 2022./Lajmi.net/