Neymar ose Mbappe? PSG duhet të zgjedhë njërin nga dy yjet

PSG ndoshta duhet të zgjedhë se cilin nga dy yjet Neymar ose Kylian Mbappe të mbajnë në skuadër.

Sport

21/11/2020 18:50

“Parisienët” duan të rinovojnë kontratën e të dyve, por ndoshta nuk do kenë financa të mjaftueshme ta bëjnë shkaku i COVID-19, përcjellë lajmi.net.

Në rast së fokusohen të francezi, që është i lidhur me kalimin të Real Madridi, atëherë braziliani do jetë i lirë që të shitet të skuadra që ofron më shumë.

PSG ka nisur negociatat me Neymar, por sulmuesi kërkon pagë më të lartë, gjë që është e vështirë sepse momentalisht fiton 24 milionë euro për sezon.

Neymar ka shfaqur interesim për rinovimin, por PSG dëshiron ta mbajë edhe Mbappen.

Mbetet të shihet nëse njëri nga dy yjet do largohet ose të dy do rinovojnë me klubin e madh francez./Lajmi.net/