Neymar: Nuk më intereson dënimi i Ronaldos, por duhet të dënohet

Superylli i Barcelonës, Neymar ka refuzuar të flasë rreth një dënimi të Ronaldos për kartonin e kuq ndaj Cordobas, duke thënë se ai e shikon vetëm skuadrën e tij. Por, në fund braziliani shtoi se Ronaldo duhet të dënohet për atë që ka bërë.

Sport

26/01/2015 16:30

Neymar ka thënë se nuk i intereson për sa kohë do të dënohet Ronaldo për kartonin e kuq të marrë në takimin ndaj Cordobas, pasi ai e shikon vetëm skuadrën e tij.

“Sa ndeshje duhet të dënohet Ronaldo për kartonin e kuq të marrë ndaj Cordobas? Unë nuk jam pjesë e komitetit që mirret me këto punë. Nuk më intereson, unë fokusohem vetëm te skuadra ime”, tha Neymar.

“Gjëra të tilla ndodhin në futboll. Por, ishte një ndërhyrje e rrezikshme e cila duhet të dënohet”.

Përndryshe, Ronaldo pritet të dënohet me dy ndeshje moslojë dhe raportohet se do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Atletico Madridit në kuadër të La Ligas.