Neymar nuk i mbajti dot lotët pasi u bë top golashënuesi i dytë në Brazil pas Peles
Neymar Jr pas fitores ndaj Perusë ka folur për arritjen e tij.
Sport
Neymar Jr është bërë lojtari i dytë me më së shumti gola në histori të Kombëtares së Brazilit, shkruan lajmi.net.
Anëtari i Paris Saint Germain me golin e shënuar ndaj Perusë ka arritur shifrën e 68 golave për Kombëtaren dhe tani është vetëm gjashtë gola afër rekordit historik të Peles i cili ka shënuar 74 gola për Brazilin.
Pas ndeshjes ndaj Perusë, ai nuk mundi t’i mbajë lotët për arritjen e tij, të cilën e cilësoi një ëndërr të bërë realitet.
“Të jem i sinqert, ëndrra ime ishte të luaj për Brazilin, ta vesh këtë fanellë. Unë kurrë nuk e kam imagjinuar të arrij këto shifra, kjo është shumë emocionuese për mua sepse kam kaluar nëpër disa gjëra të vështira kohët e fundit”, tha ai.
“Këta numra nuk krahasohen me kënaqësinë kur luaj me Brazilin, kur përfaqësoj vendin tim dhe familjen time. Tani po jetojmë në një moment të çuditshëm për të gjithë botën dhe të jesh inspirim për të tjerët më jep shumë gëzim”, tha Neymar.
“Shpresoj që familja dhe miqtë të janë krenarë me historinë që po bëj këtu. Shpresoj që të gjithë të jenë krenarë, sepse numrat nuk janë asgjë krahasuar me gjënë më të rëndësishme për mua, që është ta vesh fanellën e Brazilit”, përfundoi Neymar./Lajmi.net/