Neymar ngacmon Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka thënë se Cristiano Ronaldo është futbollist i mirë por ai preferon më tepër që të luajë me Lionel Messin.

Sport

12/05/2015 23:26

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar nuk do ta shkëmbente Lionel Messin me rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo është futbollist i mirë por unë më tepër preferoj të luaj së bashku me Messin”, deklaroi Neymar për “Sky Sport”, pas ndeshjes me Bayern Munichun.

Ylli brazilian realizoi dy gola në humbjen 3:2, por që e kualifikoi skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve falë rezultatit të përgjithshëm 5:3.