Neymar në telashe, mund të dënohet rëndë nga UEFA

Neymar mund të dënohet nga UEFA për kritikat drejtuar gjyqtarëve që ndan drejtësinë në ndeshjen PSG 1:3 Manchester United.

Sport

07/03/2019 11:20

Paris Saint Germian është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1:3 nga Manchester United në ndeshjen e kthimit në ‘Parkun e Princave’.

Kjo humbje, dhe vendimi i gjyqtarëve për të akorduar penallti në të mirë të ‘Djajve të Kuq’ në fund të ndeshjes, ka bërë që Neymar të ‘shpërthej’ në rrjetet sociale.

Braziliani i ka cilësuar si të paaftë gjyqtarët që panë pamjet në VAR dhe akorduan penallti.

“E turpshme. Katër djem që nuk dinë asgjë për futbollin e shikuan në mënyrë të ngadalësuar rastin në TV. Nuk kishte asgjë”, shkruhej në reagimin e Neymar, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas ‘Sport.es’, kjo gjuhë e përdoruar mund t’i kushtojë Neymarit me një dënim nga UEFA./Lajmi.net/