Neymar në mesin e golashënuesve më të mirë

Neymar do ta bëjë debutimin e tij në një Botëror këtë vit, dhe, në moshën 22 vjeçare, sulmuesi i Barcelonës, ka arritur të futet në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë të Përfaqësueses së Brazilit. Ish futbollisti i Santosit realizoi tre gola në Gillette Brasil Global Tour ndaj Afrikës së Jugut, në fitoren 5:0. Ai…

Sport

07/03/2014 21:30

Neymar do ta bëjë debutimin e tij në një Botëror këtë vit, dhe, në moshën 22 vjeçare, sulmuesi i Barcelonës, ka arritur të futet në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë të Përfaqësueses së Brazilit.

Ish futbollisti i Santosit realizoi tre gola në Gillette Brasil Global Tour ndaj Afrikës së Jugut, në fitoren 5:0. Ai arriti në kuotën e 30 golave nga 47 ndeshje të zhvilluara me Brazilin.

Kjo bëri që ai të bëhet golashënuesi i 11’të më i mirë në histori të Përfaqësueses jug-amerikane. Ai tashmë i ka kaluar legjendat e Seleçaos si Careca e Kaka.

Pele i prin listës së shënuesve për Brazilin me 77 gola. Ronaldo është i dyti me 62, ndërsa kampioni i botës në vitin 1994, Romario, është i treti me 55 sosh.

Neymar e ka arritur Zizinhon, i cili po ashtu ka realizuar 30 gola për Brazilin. Në skuadrën aktuale të Brazilit, është një tjetër golashënues i spikatur. Po flasim për Fred, i cili ka realizuar 16 gola nga 32 takime.