Neymar ndryshon mendim, nuk dëshiron të kthehet më te Barcelona
Një rikthim i Neymar te Barcelona nuk do të ndodh.

Sport
Ylli brazilian ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klub për sa më shumë vite të jetë e mundur.
Në verën e vitit 2019, Neymar dëshironte rikthimin te Barcelona, por tani ka vendosur të qëndrojë me parisianët, dhe t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.
Neymar disa ditë më parë është takuar me presidentin e PSG, Nasser Al Khealifi, dhe sqaroi dëshirën e tij për të qëndruar, duke kërkuar kontratë të re pesë vjeçare me të njëjtat kushte.
PSG tani janë të përqendruar te përpjekjet për të rinovuar me Kylian Mbappe, duke parë interesimin e Real Madridit për lojtarin.
Por, me të përfunduar çështjen e francezit, do të fillojnë procedurat për kontratën e re me Neymar./Lajmi.net/