Neymar: Ndoshta kurrë nuk do bëhem si Messi e Ronaldo

Superylli brazilian, Neymar nuk është i sigurt nëse një ditë do arrijë kualitetet e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.

Sport

26/12/2014 18:25

Neymar ka pranuar se nuk është i sigurtë nëse një ditë do të arrijë në atë nivel ku momentalisht janë Messi dhe Ronaldo, të cilët njihen si ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

”Unë nuk e di nëse do mund të arrijë nivelin e Ronaldos apo Messit”, tha Neymar.

”Ata janë dy lojtarët më të mirë në planet, por unë po punoj që të përmirësohem çdo ditë. Unë gjithmonë dua t’i bëj gjërat më mirë”.

”Gjithçka vije me kohë. Transferimi im në Europë ishte i mrekullueshëm dhe më pëlqen si sfidë”, tha ish anëtari i Santos.