Neymar mungon tri-katër javë

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar do të mungojë për tri deri në katër javë pas testeve mjekësore që konfirmuar dëmtimin në nyjën e këmbës së djathtë, ka njoftuar lideri i La Ligës të premten. Neymar u desh të zëvendësohej në mes të pjesës së parë në fitoren 2:0 në ndeshjen e kthimit kundër Getafes në Copa…

Sport

17/01/2014 14:45

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar do të mungojë për tri deri në katër javë pas testeve mjekësore që konfirmuar dëmtimin në nyjën e këmbës së djathtë, ka njoftuar lideri i La Ligës të premten.

Neymar u desh të zëvendësohej në mes të pjesës së parë në fitoren 2:0 në ndeshjen e kthimit kundër Getafes në Copa del Rey të enjten, ku Barcelona siguroi kualifikimin për në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 6:0.

Lëndimi është goditje e rëndë për 21 vjeçarin i cili nuk luajti si titullar nga Krishtlindjet, për shkak të probleme fizike.

“Testet e zhvilluara konfirmuan se Neymar ka pësuar tërheqje në nyjën e këmbës së djathtë. Periudha për të cilën do të mungojë është tri deri në katër javë”, thuhej në komunikatën e Barcelonës.