Neymar me veprim skandaloz pas eliminimit të PSG-së

Neymar është parë tejet i acaruar, pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve.

Sport

07/03/2019 16:38

PSG u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, duke humbur në Parkun e Princave nga Manchester United.

Neymar kishte akuzuar gjyqtarët e ndeshjes se golin e ‘Djajve të Kuq’ nga penalltia, nuk duhej të ekzistonte, pasi nuk ishte vendim i qëlluar, përcjell lajmi.net.

Pas ndeshjes, braziliani kishte tentuar të futej në dhomat e gjyqtarëve, në mënyrë që të merrte një sqarim nga ata.

Neymar ishte ndaluar nga stafi i PSG-së, pasi mund ta pësonte një dënim të rëndë nëse do të futej në dhomën ku qëndronin gjyqtarët. /Lajmi.net/