Neymar me kontratë false
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell mund të përballet me gjyq pasi një hetim ndaj kontratës për transferimin e Neymarit nga Santos gjatë verës së vitit të kaluar zbuloi se ajo mund të jetë false. Gjiganti katalan u desh të paraqet dokumentet që shpjegojnë detajet e pagesës prej 57.1 milionë eurosh për blerjen e yllit brazilian,…
Sport
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell mund të përballet me gjyq pasi një hetim ndaj kontratës për transferimin e Neymarit nga Santos gjatë verës së vitit të kaluar zbuloi se ajo mund të jetë false.
Gjiganti katalan u desh të paraqet dokumentet që shpjegojnë detajet e pagesës prej 57.1 milionë eurosh për blerjen e yllit brazilian, pasi anëtari i klubit, Jordi Cases bëri një ankesë zyrtare.
Rosell shpresoj se ankesa e Casesit do të refuzohej mirëpo hetimet kanë shfaqur parregullsi në marrëveshje dhe prokurori Jose Perals ka kërkuar që tërë dokumentacioni në lidhje me transferimin e Neymarit të paraqiten para deklarimit përfundimtar.
“Kontratat që janë nënshkruar nga palët, nganjëherë nuk përputhen me ato që janë detajuar mes tyre. Kontratat mund të jenë false në mënyrë që të devijojnë konceptin e pagesës”, deklaroi Perals për mediat spanjolle.