Neymar, më i padisiplinuar se Pepe
Nëse i llogarisim kartonat e verdhë dhe të kuq që nga vitit 2009, atëherë del që sulmuesi i Barcelonës, Neymar është një lojtar më i padisiplinuar se Pepe.
Sport
Mbrojtësi i Realit, Pepe sot njihet si njëri nga mbrojtësit më të ashpër në botë, pasi ka disa raste kontraverse gjatë të kaluarës.
Sidoqoftë, që nga viti 2009, Neymar ka marrë plotë 100 kartona të verdhë dhe është ndëshkuar plotë gjashtë herë me karton të kuq.
Në anën tjetër, Pepe, nga viti 2009 ka marrë vetëm 77 kartona të verdhë dhe është ndëshkuar me karton të kuq vetëm pesë herë, edhe pse është një mbrojtës.