Neymar – Man Utd, reagon Barcelona
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se sulmuesi Neymar nuk do të transferohet në Manchester United.

Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Neymar, në Manchester United.
“Ne nuk duam që Neymar të largohet. Është një futbollist i ri, dhe dëshira jonë është që ai të pensionohet në Barcelonë”, deklaroi kreu i gjigantit nga Camp Nou për “Radio Catalunya”.
“Në muajt e ardhshëm do të negociojmë për vazhdimin e kontratës së tij”, shtoi ai. “Jo për tri sezone, por për pesë ose dhjetë vjet”, përfundoi Bartomeu.