Neymar lëshon ‘bombën’ me deklaratën e fundit

Pas Kylian Mbappe që disa ditë më parë tha se është i gatshëm për përgjegjësi më të mëdha, ndoshta edhe larg PSG-së, është tani Neymar që ka shkaktuar stuhi me një deklaratë të tij.

Sport

25/05/2019 09:57

Lojtari më i shtrenjtë në botë ka hedhur dyshime për të ardhmen  tij te PSG.

“Unë jam një njeri që i pëlqen sfidat e reja”, ka deklaruar Neymar, duke nxitur spekulime për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e Neymar mund të jetë në La Liga, me Real Madrid që po shikon mundësinë e transferimit të brazilianit.

Kujtojmë se Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona te Paris Saint Germian./Lajmi.net/