Neymar kushtoi 25 milionë euro

Neymar u transferua në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos. Sipas gjigantit katalan, ai u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të klubit për 57 milionë euro. Mirëpo, klubi brazilian ka dhënë një version tjetër sa i përket çmimit të shitjes së Neymarit. Presidenti i Santosit, Odilio Rodrigues Filho ka dhënë një…

Sport

23/10/2013 19:38

Neymar u transferua në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës nga Santos. Sipas gjigantit katalan, ai u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të klubit për 57 milionë euro.

Mirëpo, klubi brazilian ka dhënë një version tjetër sa i përket çmimit të shitjes së Neymarit. Presidenti i Santosit, Odilio Rodrigues Filho ka dhënë një shifër tjetër.

“Oferta e parë e Barcelonës ishte 16 milionë euro të paguara për pesë vjet. Pas shumë bisedave arritën një marrëveshje. Ajo vlente 25 milionë euro por mund të mbërrijë deri në 31.5 milionë euro nëse sulmuesi përfundon në listën e ngushtë të kandidatëve të FIFA-së për Topin e Artë”, deklaroi ai.

Mirëpo, një zëdhënës i gjigantit katalan ka insistuar se klubi pagoi 57 milionë euro për Neymarin. “Nëse paska qenë ashtu ku kanë përfunduar paratë tjera? Nuk është e vërtetë”, deklaroi ai.