Neymar kthehet në kampin stërvitor të PSG, e ardhmja e tij vazhdon të jetë në ‘mjegull’
E ardhmja e Neymar JR vazhdon të mbetet në një udhëkryq të madh.
Sport
Ylli brazilian i futbolli ka zënë qendrën e vëmendjes tash e disa kohë, me emrin e tij që lidhet me një rikthim të mundshëm tek Barcelona.
Neymar e dëshiron me çdo kusht atë rikthim, duke refuzuar madje gjatë javës së kaluar që të kthehet në kampin stërvitor të PSG.
Por, duket se lojtari ka ndërruar mendje për veprimin e fundit, dhe ka vendosur të rikthehet në stërvitjet e kampionëve të Ligue 1.
‘Mundo Deportivo’ raporton se braziliani ka arritur në ora 9 të mëngjesit në kampin stërvitor, një orë e gjysmë pas aterimit nga Sao Paulo, transmeton lajmi.net.
Neymar pritet që gjatë kësaj jave të ulët në tavolinë me drejtuesit e PSG për të diskutuar lidhur me të ardhmen e tij.
Lotjari bëri bujë në rrjetet sociale gjatë javës së kaluar duke thënë se memoria e tij më e mirë në karrierë është fitorja 6:1 kundër PSG. /Lajmi.net/