Neymar konfirmon transferimin e Messit tek PSG

Tashmë është bërë e ditur që destinacioni i radhës i Messit pas Barcelonës, do të jetë skuadra franceze PSG.

Sport

10/08/2021 15:41

Messi pritet që sot të nënshkruajë kontratën e tij me PSG-në, e më pas të ndodhë zyrtarizimi nga klubi.

Argjentinasi është pajtuar në një kontratë dy-vjecare me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër, me pagë 35 milionë euro për sezon, bashkë me bonuse.

Sidoqoftë, tani edhe Neymar ka thyer heshjen dhe nuk ka mundur të rezistoj më, pos të konfirmoj ardhjen e Messit tek ekipi i tij, duke e bërë këtë nëpërmjet Instagram, duke shkruajtur ”përsëri së bashku”, dhe duke e bërë tag argjentinasin.

Në fakt, Neymar ka qenë çelësi për të nënshkruar me shokun e tij Messin, duke e thirrur, duke i dërguar mesazhe dhe duke e njoftuar për shokët e tij të skuadrës, raporton Fabrizio Romano.

/Lajmi.net