Neymar kërkon kontratë pesë vjeçare dhe pagë të “çmendur” te Barca apo Reali

Real Madrid dhe Barcelona po vazhdojnë luftën për të nënshkruar me Neymar.

Sport

23/08/2019 20:57

Ylli brazilian mbetet saga më e madhe e kësaj vere, duke kërkuar largimin nga PSG, ndërsa interesim për shërbimet e tij po shprehin Barcelona dhe Real Madrid.

Derisa këto dy skuadra po tentojnë të bindin PSG-në, kërkesa të larta ka edhe Neymar.

Raportohet se Neymar po kërkon 35 milionë euro në sezon, dhe kontratë pesë vjeçare.

Një kontratë të tillë, vështirë që do t’i ofrohet si nga Barcelona ashtu edhe nga Real Madrid./Lajmi.net/