Neymar jo, Messi po

Edhe pse Neymar ekzekutoi penalltinë në duelin me Villarrealin, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka insistuar se kjo është përgjegjësi primare e Lionel Messit.

Sport

12/02/2015 12:20

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka insistuar se Lionel Messi mbetet ekzekutuesi i parë i penalltive, edhe pse Neymar mori përgjegjësinë në fitoren 3:1 ndaj Villarrealit të mërkurën.

Sulmuesi brazilian ekzekutoi penalltinë në vend të Messit, por goditja e tij u ndal nga Sergio Asenjo. Enrique ka sqaruar gjithçka.

“Ne e krijojmë një listë të ekzekutuesve të penalltive, por pastaj ata vendosin”, deklaroi Enrique.

“Leo gjithmonë ka qenë ekzekutuesi i parë, kurse Neymar i dyti. Besoj se ata kanë diskutuar mes vete”, u shpreh ai.