Neymar: Ja pse kam qarë pas finales

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka treguar arsyet pse qau pas fitores ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

07/06/2015 13:13

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, qau nga emocionet pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Dhe, ylli brazilian ka zbuluar arsyet e shpërthimit të tij emocional.

“Kam qarë konsideruar të gjitha që i kam përjetuar, gjithçka që kam ëndërruar, birin tim, angazhimin, familjen”, deklaroi ai.

“Kam kaluar shumë momente të mrekullueshme, sot, sigurisht, ishte më i miri në karrierën time. Është festa më e madhe”, theksoi Neymar.