Neymar i uron Messit ditëlindjen, nxit spekulimet për rikthim te Barça

Duket se rikthimi i Neymar te Barcelona është një transferim i pashmangshëm.

Sport

24/06/2019 21:40

Philippe Coutinho dhe Arthur janë dy yjet e Brazilit që veshin fanellën e Barçës dhe që kanë shprehur haptazi që ta shohin yllin e Paris Saint-Germain në ‘Camp Nou’.

Rikthimi i yllit brazilian padyshim është temë kryesore e medieve ndërkombëtare, pasi u largua nga Katalonia vetëm dy vite më parë, transmeton lajmi.net.

Për t’i dhënë edhe më shumë frymë këtyre spekulimeve, Neymar ka uruar Messin, i cili feson ditëlindjen e 32-të sot.

“Urime ditëlindja, vëlla. Bekimi i Zotit qoftë me ju gjithmonë”, ka shkruar Neymar në storien e tij në Instagram.

27-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi francez, me presidentin Nasser Al-Khelaifi që i hapi derën javën e kaluar duke pranuar se kampionët e Ligue 1 duan vetëm ata që dëshirojnë të tregojnë “vëmendjen e plotë të projektit tonë”. /Lajmi.net/