Neymar i mësuar me faulla

Sulmuesi i Brazilit, Neymar ka mohuar sugjerimet se ishte cak i ndërhyrjeve të ashpra nga futbollistët e Koresë së Jugut gjatë fitores 2-0 të Brazilit në Seoul. Ylli i Barcelonës pësoi 12 faulla ndërsa është futbollisti që ka pësuar më së tepërmi ndërhyrje të palejueshme deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Mirëpo,…

Sport

12/10/2013 19:30

Sulmuesi i Brazilit, Neymar ka mohuar sugjerimet se ishte cak i ndërhyrjeve të ashpra nga futbollistët e Koresë së Jugut gjatë fitores 2-0 të Brazilit në Seoul.

Ylli i Barcelonës pësoi 12 faulla ndërsa është futbollisti që ka pësuar më së tepërmi ndërhyrje të palejueshme deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Mirëpo, Neymar, i cili realizoi golin e parë të Brazilit ka thënë se vëmendja nga mbrojtësit kundërshtarë nuk paraqet problem për të.

“Është bërë rutinë. Është diçka që jam mësuar me të. Është në rregull sepse është pjesë e lojës”, deklaroi 21-vjeçari.

“Dua të uroj bashkëlojtarët e mi për paraqitjen në këtë ndeshje. Të gjithë që kishin hyrë në fushë luajtën shumë mirë”, u shpreh Neymar.