Neymar flet për të ardhmen, a do rikthehet te Barcelona?

Ylli i PSG-së, Neymar ka folur lidhur me të ardhmen pas fitores ndaj Bayern Munichut.

Sport

14/04/2021 07:56

Braziliani thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona që të ribashkohet me Lionel Messin, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, dje i pyetur për të ardhmen, Neymar nuk pohoi largimin derisa tha se është i fokusuar në Ligën e Kampionëve dhe ndihet i lumtur.

“Nuk është më problem. Sinqerisht ndihem shumë rehatshëm dhe në shtëpi këtu te PSG-ja. Ndihem më i lumtur në krahasim me më herët”.

“PSG është skuadër e madhe dhe tani jemi në gjysmëfinale dhe ëndërrojmë shumë”.

“Jam shumë i lumtur. Jemi përballur me Bayernin. Objektivat janë respektuar dhe jemi rikthyer në gjysmëfinale. Shpresoj të kemi një gjysmëfinale të mirë”, tha ai.

PSG në gjysmëfinale do ta pres fituesin e takimit Borussia Dortmund – Manchester City./Lajmi.net/