Neymar fillon bisedimet për rinovimin e kontratës me PSG

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, ka nisur bisedimet me skuadrën e tij për rinovimin e kontratës.

Sport

25/03/2019 21:46

Babai i Neymar ka shuar  të gjithë zërat që largonin brazilianin nga Franca, duke bërë të ditur se djali i tij është në bisedime me PSG për rinovimin e kontratës, shkruan ‘Goal’ transmeton lajmi.net.

Neymar ka kaluar vetëm dy nga pesë vitet e tij të kontratës me kampionët e Ligue 1, por shumë spekulime e kanë larguar atë nga kampionati francez.

Disa medie evropiane shkruanin se ylli brazilian dëshiron me çdo kusht rikthimin në La Liga, tek Barcelona ose Real Madrid.

Megjithatë, këto zëra i ka heshtur babai i Neymar, i cili ka dhënë lajmin për bisedimet mes PSG dhe Neymar. /Lajmi.net/