Neymar e ‘bëri’ Messin
Neymar ka thënë se ka lënë gjurmë në Evropë pasi het-triku i tij i ndihmoi Barcelonës të fitojë 6:1 kundër Celticut. Reprezentuesi brazilian realizoi tri herë brenda 13 minutash derisa gjiganti katalan e përfundoi fazën e grupeve me fitore, të kompletuar pas shënimeve nga Gerard Pique, Pedro dhe Cristian Tello. Para ndeshjes, trajneri Gerardo Martino…

Sport
Neymar ka thënë se ka lënë gjurmë në Evropë pasi het-triku i tij i ndihmoi Barcelonës të fitojë 6:1 kundër Celticut.
Reprezentuesi brazilian realizoi tri herë brenda 13 minutash derisa gjiganti katalan e përfundoi fazën e grupeve me fitore, të kompletuar pas shënimeve nga Gerard Pique, Pedro dhe Cristian Tello.
Para ndeshjes, trajneri Gerardo Martino kishte kërkuar nga përforcimi i ri Neymar që të shërbejë gola për Barcelonën pas mungesës së Lionel Messit për shkak të lëndimit, dhe ai e kreu detyrën.
“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për tre golat në Ligën e Kampionëve, por edhe për fitoren e ekipit”, deklaroi Neymar pas ndeshjes pas golave të tij të parë në garën elite të klubeve evropiane.
I pyetur nëse preferon të luajë në qendër më tepër se në krah, ai refuzoi të shfaq preferencë.
“Preferoj të luaj, nuk më intereson nëse në mes ose në krah”, u shpreh ai. Ndeshja e ardhshme e Barcelonës do të jetë në udhëtim te Villarreal të shtunën, pasi kryesuan Grupin H në Ligën e Kampionëve.