Neymar: Dua të përballem me Argjentinën në finale

Brazil ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës, pas fitores ndaj Perusë në gjysmëfinale.

Sport

06/07/2021 09:05

Neymar në mënyrë maestrale dhuroi një asistim për Paqueta që e konkretizoi dhe ky gol mjaftoi që Brazili të kualifikohet në finale, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, Neymar tha se dëshiron që të përballet me Argjentinën.

“Dua Argjentinën, jam duke brohoritur për ta. Jam miq aty dhe në finale Brazil do të fitojë”, tha ai.

Ndërkohë, takimi mes Argjentinës dhe Kolumbisë do zhvillohet në orët e mesnatës./Lajmi.net/