Neymar do të mungojë edhe ndaj Kamerunit

Brazili do të jetë pa Neymar edhe ndaj Kamerunit. Kombëtarja e Brazilit ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror, por duhet të luajë edhe ndeshjen e tretë në grupe. Brazilianët do të shkojnë në këtë ndeshje me mungesë të Neymar JR, por kjo s’pritet të hap shumë telashe, përcjell lajmi.net. Sipas raportimeve të…

Sport

29/11/2022 18:44

Brazili do të jetë pa Neymar edhe ndaj Kamerunit.

Kombëtarja e Brazilit ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror, por duhet të luajë edhe ndeshjen e tretë në grupe.

Brazilianët do të shkojnë në këtë ndeshje me mungesë të Neymar JR, por kjo s’pritet të hap shumë telashe, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Neymar do të mungojë në ndeshjen e fundit të grupeve, ndaj Kamerunit, si pasojë e lëndimit në kyçin e këmbës.

Për të njëjtën arsye, Neymar humbi edhe ndeshjen ndaj Zvicrës.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar pritet të kthehet në formacion menjëherë pas fazës së grupeve. /Lajmi.net/