Neymar do të bëhet më i mirë

Neymar do të bëhet futbollist më i fortë. Për këtë është i bindur bashkëkombësi i tij, Dante, sipas së cilit, ylli i Barcelonës do të jetë lider i përfaqësueses braziliane.

Sport

28/08/2014 16:06

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante beson se Neymar do të bëhet edhe më i mirë me kohë, ndërsa e sheh sulmuesin e Barcelonës si njërin prej liderëve të Brazilit.

“Neymar vetëm do të bëhet më i mirë. Ai ka qenë njëri prej liderëve të Brazilit në dy sezonet e fundit. Shpresoj që ai të vazhdojë të jetë i suksesshëm me ekipin kombëtar”, deklaroi futbollisti brazilian për Goal.com.

22 vjeçari ishte njëri nga yjet e Botërorit 2014, por pësoi lëndim në duel me Kolumbinë dhe nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë (1:7), e as në ndeshjen për pozitën e tretë me Holandën (0:3).