“Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë te PSG”

Julian Draxler beson se Neymar dhe Kylian Mbappe do të qëndrojnë te PSG, pas shumë spekulimeve mbi të ardhmen e tyre.

Sport

13/04/2019 09:39

Të dy lojtarët e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe, kanë qenë të lidhur me gjigantët e  La Ligas, skuadrën e Real Madridit.

Braziliani dhe francezi i janë bashkuar PSG-së në verën e vitit 2017 nga Barcelona, konkretisht Monaco.

“Unë nuk jam drejtor sportiv i klubit, por nëse  më pyet mua, unë mendoj se ata do të qëndrojnë”, ka deklaruar Draxler për Canal +, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata po punojnë për atë që nuk është bërë këtu dhe kjo është arsyeja pse mendoj se do të qëndrojnë”./Lajmi.net/