Neymar, “bombë” nga Anglia

Më në fund është zbuluar klubi që është i gatshëm të paguajë 190 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

Merkato

04/02/2016 08:46

Manchester United është klubi që është i gatshëm të paguajë 190 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

Tabloidi britanik “The Sun” ka njoftuar se klubi nga Old Trafford është ai që ka shprehur gatishmëri të aktivizojë dëmshpërblimin në kontratën e brazilianit në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

Neymar është në negociata me Barcelonën për vazhdimin e kontratës.

Kurse, kërkohet edhe nga rivali i La Ligës, Real Madrid.